Deputeti shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, është pritur në takim nga ambasadori amerikan, Gabriel Escobar.
Lajmin për takimin e ka dhënë vetë deputeti Kamberi, përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.” – ka shkruar Kamberi./FolDrejt/