Chelsea do të marrë një vendim për trajnerin e tyre të ri dhe do të shpallë emrin e tij këtë javë, raporton The Athletic.
Blutë, të cilët kanë mbetur pa një trajner afatgjatë që nga largimi i Graham Potter, tani do të finalizojnë trajnerin e tyre të ardhshëm. Mauricio Pochettino është aktualisht kandidati kryesor për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Chelseat, transmeton Fol Drejt.