Futbollisti i Manchester United, Christian Eriksen ka pranuar sot se në klubin e Old Trafford ka një atmosferë më të mirë pas largimit të lojtarit portugez Cristiano Ronaldo, raportojnë mediat britanike.
Ronaldo ndërpreu kontratën me Manchester United para fillimit të Kupës së Botës në Katar, pasi dha një intervistë për gazetarin britanik Piers Morgan në të cilën ofendonte drejtuesit, stafin trajner dhe ish-bashkëlojtarët e Manchester United.
Portugezi aktualisht është pa skuadër, ndërsa karrierën e tij mendohet ta vazhdojë në Arabinë Saudite, transmeton Fol Drejt.