Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe zëvendësministrja, Dr. Dafina Gexha- Bunjaku, kanë vizituar Klinikën e Pediatrisë dhe atë të Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke shpërndarë dhurata për fëmijët e shtrirë për spitalizim në kuadër të Repartit të Hemato- Onkologjisë dhe repartet e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.
“Gjatë vizitës në këto klinika, ministri u shoqërua nga Kryesuesja e Bordit, Dr. Aida Rexhepi dhe u.d. drejtoresha e përgjithshme, Dr. Pranvera Zejnullahu Raçi”, njoftoi ShSKUK përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Gjatë bashkëbisedimit me fëmijët dhe prindërit e tyre, ministri uroi shërim të shpejt për ta, përderisa theksoi angazhimin maskimal për furnizim me barna dhe material shpenzues dhe përkujdesje maksimale institucionale”, thuhet më tej në njoftimin e tyre./FolDrejt/