Cikël poezish nga Ferdane F. Sahiti të botuara paraprakisht në numrin e tretë të revistës letrare “Uji”.
AMANET
Numëroj ditët si me qenë në gjak
edhe pse askund nuk kam me marrë hak
Dy fjalë i kam prej gjyshit amanet
punët e mira s’bahen pa hizmet.
Ah sa të buta janë mësimet në fe
disa mësues të sotëm që i bajnë rrufe
Nëse jeta t’duket e zezë, duhet vetë me e zbardhë
kush nuk di me thur, do t’mbetet pa gardh.
NDËRRIM
T’kisha me e gjetë nji zemër që s’asht thy’
që kish’ ditë me m’dashtë veç tuj m’pa me sy.
T’kisha me gjetë nji udhë që fundi m’kish ndriçue
krejt i kisha dhanë, në të me udhëtue’.
PËR TY
Atëherë kur hija e maleve ra në ujë
mendja me solli te ti.
Atëherë kur dielli mshifet pas reve e rrezet ma fort i lëshon
njashtu asht kjo dashnia jeme për ty.
Atëherë kur zogjët përcjellin njani-tjetrin
me kangët e tyne
e nji erë e lehtë fytyrën ma përkëdhel
në naltësinë e këtij qielli
zemra sheh dashninë tande që asht si diell.
SKAMJA E ZEMRËS
Rruga e shtrueme me kalldrëm
ecjen tande ma kujton
kambët ndjekin njana-tjetrën
ku don shpirti, trupi shkon.
Në këtë rrugë që dëshmon ndamjen
po të thërras zemërplasun
Skamja e zemrës asht e randë
as zingjinin s’e len t’pasun./FolDrejt/