Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve të forta të lëkurës.
Aplikimi i solucioneve të duhura kundër diellit, mbajtja e kapeles dhe syzeve, janë hapi i duhur për të mbrojtur lëkurën.
Megjithatë studimet nuk ndalen kur bëhet fjalë për zbulime të reja, që njerëzit të përfitojnë sa më shumë.
Sipas AgroWeb, mbështetur në një studim të publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, provohet se rrushi mund t’ju mbrojë nga rrezet e diellit.
Çfarë e bën rrushin të ketë këtë efekt mbi lëkurën tuaj?
Arsyeja pas kësaj janë polifenolet, një familje e madhe mikronutrientësh natyralë që ofrojnë shumë përfitime shëndetësore.
Polifenolet gjenden tek një rang shumë të gjerë frutash dhe perimesh, të tilla si mollët, karrotat, manaferrat dhe brokoli.
Shumë studime tregojnë se këto ushqime duke qenë se përmbajnë shumë antioksidantë dhe kanë veti anti-inframatore, mund të parandalojnë shumë sëmundje.
Si polifenolet që gjenden tek rrushi ju mbrojnë nga rrezet e diellit?
Kërkimet analizuan se deri në çfarë mase konsumi i rrushit, do të ndikonte në mbrojtjen ndaj rrezeve të diellit.
Sasia që pjesëmarrësit konsumuan, ishte dy gota e gjysëm të mbushura me kokrra rrushi. Pjesëmarrësit e konsumuan këtë sasi çdo ditë, për 14 ditë.
Kur ata u ekspozuan ndaj rrezeve të diellit dhe u vu re se patën shumë pak skuqje krahasuar me ata që nuk konsumuan rrush.
Kjo bëri që studiuesit të dilnin në përfundim se konsumi i rrushit mund t’ju mbrojë nga rrezet e diellit.
Përveç se do të përfitoni nga ky sekret i ri i bukurisë, do të keni shumë përfitime të tjera shëndetësore.
Duke qenë se rrushi është i pasur me anitoksidantë dhe nutrientë, ai mund t’ju mbrojë nga shumë sëmundje.
Konsumi i rregullt i tij përmirëson shëndetin e zemrës, është i mirë për enët e gjakut dhe lëkurën.