Në përmbyllje të vitit 1444 sipas kalendarit islam, por edhe në kohën tonë kur feja islame po përballet me sulme si rasti me trajtimin e Kuranit në Suedi, imam Muhamed Sytari ka kumtuar një këshillë të rëndësishme.
Sipas Sytarit, forca e besimit është ajo që dominon mbi kurthet, intrigat dhe komplotet për të tjetërsuar detajet e realitetit.
“Sa më shumë që heshtin ata që duhet ta dëshmojnë pastërtinë, dritën dhe madhështinë e besimit, dhe të ftojnë drejt Tij, aq më shumë i hapet rruga të kundërtave për të shpalosur veten, sidomos kur ata që i servirin janë të aftë në ambalazhim!
Nga ana tjetër, kur besimi dhe bukuritë e tij sprovohen me ahmakë, që as kuptojnë, as duan të mësojnë dhe veten e shohin si kujdestarë të besimit dhe fesë, bëhet obligim puna dhe angazhimi dyfish, për të korrigjuar dhe shëruar realitetet e dëmtuara!”, ka shtuar më tej Sytari./FolDrejt/