Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të koeficientit për paga.
Çitaku, duke përmendur vlerën e këtij koeficientit prej 105 eurove, ka thënë se në këto dy vite, rritje kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi.
“105 euro vlera e koeficientit të pagave.
Në Kosovë në këto dy vite rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi.”, ka shkruar Çitaku në facebook./FolDrejt/