Pep Guardiola, menaxheri i Manchester Cityt, ka përdorur më së shumti futbollistin Nathan Ake në krahun e majtë këtë sezon dhe dëshiron ta forcojë atë pozitë sezonin e ardhshëm. Gazetari gjerman Florian Plettenberg pretendon se zgjedhja e Guardiolës është Davies, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.
Transfermarkt vlerësoi vlerën e Davies në 70 milionë euro dhe City do të luftojë për të me Real Madridin. Meqenëse Joao Cancelo nga City është i huazuar te Bayerni, ka mundësi që klubet të bien dakord për një shkëmbim lojtarësh në mënyrë që Cancelo të qëndrojë në Gjermani dhe 22-vjeçari Davies të shkojë te Guardiola.
Davies luajti 151 ndeshje për Bayernin dhe shënoi tetë gola dhe kontribuoi me 25 asistime. Së bashku me Kylian Mbappen, Mihajlo Mudrikun dhe Adama Traoren, ai është një nga futbollistët më të shpejtë në botë. Shpejtësia e tij më e madhe është matur 36.5 kilometra në orë, ndërsa Mudrik është rekordmeni i Champions League me 36.63 km/h, transmeton Fol Drejt.