Me bashkëpunimin e 15 shteteve, në Amerikën Qendrore dhe Jugore janë sekuestruar armë dhe drogë ilegale me vlerë 5.7 miliardë dollarë, njoftoi sot Interpol.
Organizata ndërkombëtare e policisë shtoi se autoritetet e Amerikës Qendrore dhe Jugore arrestuan 14,260 persona gjatë operacionit “Trigger IX” midis 12 marsit dhe 2 prillit, raporton Reuters.
“Fakti që një operacion që synonte armët e zjarrit të paligjshme rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër se këto krime janë të ndërthurura,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, transmeton Fol Drejt.