Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shkaktuar një valë rritjeje të çmimeve edhe të produkteve të tjera, ndërsa vendi mezi e ka përballuar një krizë ekonomike, e cila ende nuk ka kaluar tërësisht.
Çmimet e derivateve, sikurse dje, kanë mbetur të njëjta edhe këtë të hëne një litër naftë do të kushtojë 1 euro e 75 centë.
Ashtu sikur dje do të shitet edhe një litër benzinë, e cila do tës shitet për 1 euro e 69 centë.
Ndryshim në çmim s’ka as për gazin, një litër e së cilit do të kushtojë 78 centë.
Ua kujtojmë se Ministria e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregëtisë caktoi para disa ditësh një tavan të këtyre çmimeve, duke u përpjekur që sadopak, ta rregullojë tregun e këtyre produkteve./FolDrejt/