Informacionet e reja rreth Donald Trump-it tregojnë që gjatë bisedave protokollare private me presidentë të ndryshëm botërorë, ai ka qenë shpesh i papërgatitur dhe i panjoftuar, kurse me njërin sosh ka biseduar këndshëm dhe gjatë, informon foldrejt.com.
E njohur si Watergate-Affare gazetari Carl Bernstein (76), për CNN tregon se nga bisedat telefonike të grumbulluara prej katër muajsh, Trump e ka paraqitur kancelaren Angela Merkel edhe si “budallaçkë” dhe “që është në duart e rusëve”, kurse ish kryeministren britanike May e ka quajtur “të paguximshme”.
Vetë qeveria gjermane e ka konfirmuar deklaratat e çuditshme të numrit një të botës.
Më me dashuri Trump ka biseduar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, që e ka telefonuar edhe më shumë nga të gjithë – dy herë në javë. Me Erdoganin ai ka folur për paraardhësit Bush dhe Obama, që edhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke i kritikuar. Veçanërisht Obamën e kanë quajtur si të “frikacak” dhe “të dobët”./Foldrejt.com