Achraf Hakimi ka mbërritur sot në mëngjes në Milano përpara transferimit të tij në Inter.
Mbrojtësi maroken, i cili do të bashkohet me Nerazzurret nga Real Madrid, tani do të shkojë në klinikë për t’i nënshtruar testeve mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare me klubin e Serie A.
Hakimi në sezonin e kaluar ishte si huazim tek klubi gjerman Dortmund.