Ushtarët ukrainas rrëzuan një dron lehtësisht të aksesueshëm të prodhimit kinez në territorin e tyre, raportoi CNN.
Bëhet fjalë për mjetin fluturues pa pilot Mugin-5, i cili mund të blihet përmes faqes Alibaba për vetëm 15 mijë dollarë dhe i cili është i riparuar dhe i armatosur, raporton televizioni amerikan.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) i tha CNN se agjentët e tyre, të cilët ndodhen në territorin nën kontrollin rus, i paralajmëruan se një mjet ajror pa pilot ishte nisur prej andej dhe u drejtua drejt një objektivi ukrainas, transmeton Fol Drejt.