Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se do të dëshironte që klubi madrilen të takohej me skuadrën e Milanit në finale, dhe jo në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raportojnë mediat spanjolle.
Reali ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Liverpoolin në fazën e 16-të. Mbrëmë në Madrid, Real mundi Liverpoolin me rezultat 1:0 në ndeshjen e kthimit të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe klubi madrilen fitoi 5:2 në ndeshjen e parë në Anfield.
“Ne luajtëm dhe e kontrolluam mirë ndeshjen. Nuk u mbrojtëm në bllokun e ulët dhe u përpoqëm të ishim të fortë dhe të sigurt në top. Kishim mundësi dhe ishim solidë në prapavijë. Kjo ishte ndeshja që donim të kishim”, tha Ancelotti, transmeton Fol Drejt.