Një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, sonte është bërë rekordmen botëror me 197 ndeshje për kombëtaren.
Portugezi e nisi ndeshjen kundër Lihtenshtajnit në startin e kualifikueseve për EURO 2024 dhe e kaloi përfaqësuesin e Kuvajtit, Bader Al-Mutawa, me të cilin deri më tani ishte i barabartë.
Ronaldo shënoi, gjithashtu një rekord, 118 gola për Portugalinë dhe fitoi EURO 2016 dhe Ligën e Kombeve tre vjet më vonë, transmeton Fol Drejt.