Grupi i hakerëve Ci0P mori të dhëna nga disa punonjës të Fondit Britanik të Mbrojtjes së Pensioneve duke përdorur një shërbim transferimi të të dhënave nga palët e treta, raportoi sot Bloomberg.
Sipas agjencisë, Fondi menaxhon asetet prej 39 miliardë paund të 295,000 anëtarëve të tij.
Në njoftimin e fondit thuhet se, duke përdorur shërbimin e transfertave “Go anywhere”, hakerët kanë komprometuar disa të dhëna punonjësish, por se informacioni i vjedhur “nuk kishte lidhje me anëtarët apo pensionistët”, transmeton Fol Drejt.