Në një prononcim për televizionin serb “Pink”, ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka theksuar nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit politik, teksa në lidhje me situatën në Kosovë, sidomos kur po afrohet fundi i afatit të konvertimit të targave, Daçiq ka theksuar se “nuk do të ketë dëbim masiv dhe mos na detyroni të mbrohemi, kurse ne nuk do të sulmojmë askënd”.
“Ne besojmë se është e nevojshme të marr pjesë në dialog dhe nuk ka nevojë të provojmë dhe t’i japim mundësinë dikujt që të thotë se Serbia është një faktor përçarës, por pyetja është se çfarë hapash do të ndërmarrin vendet perëndimore, si dhe cili është roli i NATO-s apo KFOR-it”, ka thënë Daçiq për televizionin “Pink”.
“Mesazhet tona janë se do të bëjmë gjithçka për paqen, por sigurisht që do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur serbët – por cilat janë pasojat? Cilat janë pasojat sipas Kurtit dhe Prishtinës nëse nuk pajtohen me shtyrjen e afatit për riregjistrim – Kurti e di se nuk do t’i vuajë pasojat, për dallim nga Serbia e cila kërcënohet me ‘rrahje”, ka shtuar ai tutje.
Sipas tij, nuk ka paqe pa zgjidhje të drejtë, ndërkohë që ka përmendur se shtetet perëndimore “duke e vënë nën presion Serbinë po prishin stabilitetin në rajon sepse duan ta zgjidhin çështjen e Kosovës përmes Ukrainës, që ne të biem, kështu janë mësuar – dëm kolateral”./FolDrejt/