Nëpërmjet zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut, është bërë e ditur se ka përfunduar takimi mes kryeministrit Kurti dhe ambasadorëve të QUINT-it.
Kryeziu nuk ka dhënë detaje rreth këtij takimi, ndërkohë ka thënë se detajet do t’i japin më vonë nëpërmjet një komunikate për media.
“Takimi me ambasadorët e shteteve të QUINT-it tashmë ka përfunduar. Për më shumë në lidhje me takimin do të njoftoheni nëpërmjet komunikatës për media” – ka thënë Kryeziu./FolDrejt/