Serbia është gjithmonë e gatshme të ndërhyjë nëse do të ketë sulm të armatosur ndaj serbëve në veri të Kosovës, tha ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe theksoi se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Kjo ka qenë e qartë gjatë gjithë këtyre javëve”, tha Daçiq në TV Insajder, i pyetur nëse deklarata e tij “se situata e sigurisë në Kosovë është analizuar dhe se sipas rrezikut të vlerësuar dhe situatës në terren, të gjitha njësitet të ushtrisë serbe që gjendet në atë rajon, të vënë në gatishmëri për të reaguar në rast të sulmit ndaj serbëve nga veriu i Kosovës”, do të thotë se Serbia do të ishte e gatshme të ndërhynte ushtarakisht.
“Ne do të investojmë gjithçka në paqe, në vazhdimin e dialogut, por nëse ka sulm fizik, vrasje të serbëve, pogrom dhe KFOR-i nuk dëshiron të ndërhyjë dhe të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244, Serbia do të detyrohet ta bëjë këtë. ”, tha Daçiq dhe shtoi se thelbi është që nuk vjen deri te kjo dhe se Serbia shpreson se nuk do të vijë deri te kjo./FolDrejt/