Luis Enrique udhëton në Londër për të negociuar blerjen e Chelseat. Lajmin e ka bërë të ditur Gerard Moreno paraditen e së mërkurës, ndërsa ndërkohë është konfirmuar nga mediat angleze dhe spanjolle.
Klubi londinez po kalojnë një krizë, pasi së fundmi shkarkoi Graham Potterin nga posti i trajnerit dhe janë në vendin e 11-të në tabelën e Premier League.
Për të zgjidhur problemet te Chelsea, ata kanë kontaktuar Julian Nagelsmann dhe Enrique, ndërsa tani shkruhet se ish-trajneri i Barcelonës dhe ish-trajneri i kombëtares spanjolle u ka lënë përshtypje më të mirë drejtuesve sesa Nagelsmann, trajneri i sapo shkarkuar i Bayernit.
Me sa duket, një vizion i komunikuar qartë se si të rritet Chelsea mbizotëroi në favor të tij. Drejtuesit e klubit ishin të kënaqur me atë që dëgjuan dhe e ftuan Enrique në Londër për të vazhduar negociatat. Enrique, ish-futbollisti i Realit dhe Barcelonës, pjesën më të suksesshme të karrierës së tij si trajner e pati në pankinën e Barçës, me të cilën ishte dy herë kampion spanjoll dhe një herë fitues i Champions League, transmeton Fol Drejt.