Hyrja e Finlandës në NATO dhe përpjekjet e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën i kanë dhënë fund epokës së sigurisë në Evropën Veriore, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Duke komentuar zgjerimin e NATO-s në vendet e Evropës Veriore, ajo theksoi se SHBA-ja ka kohë që “promovon gjithçka që shkatërron sigurinë evropiane”, transmeton TASS.
Ajo tha se zyrtarët amerikanë vijnë në Evropë nga një kontinent tjetër për të diskutuar çështjet e sigurisë, të nxitur, siç vlerësoi ajo, nga interesa oportuniste që nuk kanë të bëjnë me sigurinë e Evropës./FolDrejt/