Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Danimarkës Troels Lund Poulsen tha sot se Danimarka mund t’i dhurojë avionë luftarakë Ukrainës, por vetëm nëse SHBA-të japin dritën jeshile, raportoi Danish Radio 4.
“Ukraina ka nevojë për avionë, më shumë se kurrë, nëse dëshiron të fitojë betejën. Kjo vlen edhe për avionët luftarakë danezë F-16,” tha Poulsen, raportoi Kyiv Independent.
Danimarka ka 43 avionë F-16, nga të cilët 30 janë aktivë, por flota po zëvendësohet me avionë më modernë F-35./FolDrejt/