Ushtria sudaneze dhe Forca paraushtarake e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë rënë dakord për një armëpushim të ri 72 orësh që do të fillojë nesër në orën 6 të mëngjesit me orën lokale.
“Palët ranë dakord që gjatë armëpushimit ata do të përmbahen nga lëvizjet e ndaluara, sulmet, përdorimi i avionëve ushtarakë ose dronëve, sulmet e artilerisë dhe furnizimi i forcave,” sipas një deklarate të përbashkët nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat janë duke ndërmjetësuar bisedimet e paqes, sipas Reuters.
Më parë, ministri sudanez i Shëndetësisë, Haisam Muhammad Ibrahim, njoftoi se që nga fillimi i konfliktit midis ushtrisë sudaneze dhe RSF-së, më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur dhe të paktën 6000 prej tyre janë plagosur./FolDrejt/