Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është konfrontuar me kryetarin e Bordit të ZrRE-së, Ymer Fejzullahu, teksa i ka kërkuar nga ky i fundit që ta publikojë vendimin e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, teksa ka shtuar se nuk do t’i lëshojnë zyrat deri në publikimin e këtij vendimi.
Me këtë rast Molliqaj dhe anëtarët e tjerë kanë drejtuar pyetje të njëpasnjëshme ndaj ZRrE-së lidhur me çmimet e faturave, teksa e kanë quajtur mashtrues kryetarin e Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahun.
“Një vendim nuk hyn në fuqi deri sa të gjitha palët nuk informohen për përmbajtjen e vendimit. Sa është subvencionimi i Qeverisë, tregoni”, kanë qenë pyetjet e Molliqajt drejtuar Fejzullahut./eo/