Një zyrtar i policisë ka biseduar me Dardan Molliqaj, kryetarin e PSD-së i cili me bashkëpartiakë të tjerë kanë shkuar në ZRrE për ta kërkuar vendimin për shtrenjtimin e rrymës, i cili nuk është publikuar ende.
Kjo pas konfrontimit verbal të Molliqajt e të tjerëve me kryesuesin e bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahun, aty ka mbërritur edhe policia.
“Ne kemi ardhë me e kërku publikimin e vendimit të ZRRE-së”, i tha Molliqaj zyrtarit policor.
Polici kërkoi që të mos pengohen anëtarët e bordit të ZRRE-së dhe të gjendet një rrugë zyrtare e komunikimit.
“Jo na kemi ardhë me i pengu këta”, i tha Molliqaj zyrtarit policor.
Zyrtari policor më pas hyri në dhomën ku po qëndronin anëtarët e bordit të ZRRe-së për të biseduar me ta.
Kjo nuk i pëlqeu Molliqajt, i cili tha “Vjen Policia me e rujt rendin e qetësinë publike dhe tash hyn negocion me bordin. Qeky në qoftë vend demokratik ne mbajmë përgjegjësi”, tha Molliqaj./eo/