Një person është vetëaksidentuar në Suharekë gjatë ditës së djeshme.
Rasti është raportuar se ka ndodhur rreth orës 01:11, përcjell Fol Drejt.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar vetë i dyshuari të cilit i është ofruar tretman mjekësorë”, njoftohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./FolDrejt/