Një sekuestrim i disa llojeve të armëve është bërë në komunën e Drenasit, me ç’rast është arrestuar një person.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:44, në fshatin Arllat të Drenasit, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet me dije në raportin 24 orësh, policia ka gjetur dhe konfiskuar një karikator, një thikë dhe një shufër metalike, të cilat i dyshuari i mbante në veturë.
Tutje thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i arrestuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/