Alessandro Del Piero pyet veten se çfarë po ndodh me sulmuesin serb Dushan Vlahoviq.
Dushan Vlahoviq po përballet me kritika gjithnjë e më të ashpra. Sulmuesi i Juventusit nuk jep mjaftueshëm nga vetja në fushë, sidomos mungojnë golat. Tani për lojërat e tij ka komentuar ish-sulmuesi i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili ka vërejtur se reprezentuesi serb së fundmi luan sikur ka një spazëm. Vlahoviq shënoi tetë gola në 16 ndeshje në Serie A këtë sezon, dhe shënoi dy herë në garat evropiane.
“Nuk më ka pëlqyer performanca e tij. Ndoshta arsyeja është psikologjike. Fanella e Juventusit është e vështirë, ndeshjet në të cilat nuk shënon numërohen. Nuk më pëlqen që ai nuk gjuajti në portë kundër Freiburgut në situata të caktuara”, tha Del Piero.
Vlahoviq erdhi në Juventus nga Fiorentina në janar 2022, për një kompensim fiks prej 70 milionë eurosh (plus 10 milionë euro bonus). /FolDrejt/