Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, do të qëndrojë në Francë, pavarësisht eliminimit zhgënjyes të PSG-së, pretendon Mundo Deportivo.
Sipas raportimeve, 36-vjeçari argjentinas nuk dëshiron të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos dhe të pranojë oferta të pasura nga Arabia Saudite ose nga Amerika.
Gjithashtu, një rikthim në Barcelonë nuk shihet i mundshëm për shkak të problemeve financiare të klubit katalanas, transmeton Fol Drejt.