Deputetët e Parlamentit Evropian ranë dakord sot për të amenduar projektligjin për inteligjencën artificiale, duke sjellë kështu BE-në më afër vendosjes së rregullave të rëndësishme në këtë fushë.
Pas marrëveshjes së sotme në dy komisionet e Parlamentit Evropian përgjegjës për këtë çështje, pas dy vitesh negociata, deputetët me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare duhet të nisin fazën tjetër për arritjen e marrëveshjes për projektligjin e rishikuar, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Një ligj për inteligjencën artificiale i propozuar nga ekzekutivi i BE-së synon të vendosë standardin për inteligjencën artificiale përpara Kinës dhe SHBA-së, në një kohë kur përdorimi në rritje i teknologjisë ngre frikën për humbjen e vendeve të punës, keqinformimin dhe shkeljen e të drejtave të autorit./FolDrejt/