Sindikata e transportit EVG njoftoi se punëtorët gjermanë të hekurudhave do të organizojnë një grevë paralajmëruese mbarëkombëtare duke filluar nga e diela.
Anëtarja e bordit të EVG-së, Cosima Ingenschay, në një konferencë për media të mbajtur në Këln tha se greva do të nisë të dielën në orën 22:00 sipas kohës lokale dhe do të vazhdojë deri në mesnatën e së martës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Greva paralajmëruese, e treta brenda pak muajsh, pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime në trenat rajonale të pasagjerëve, si dhe në trenat e distancave të gjata në të gjithë vendin.
EVG, e cila ka rreth 230.000 anëtarë, është aktualisht në negociata për pagat me operatorin kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn dhe rreth 50 kompani të tjera hekurudhore.
Mes inflacionit të lartë dhe krizës së kostos së jetesës, sindikata po kërkon një rritje mujore të pagave prej 12 për qind, përkatësisht rrije prej jo më pak se 650 euro./FolDrejt/