Edhepse ata janë në shërbim të popullit, deputetët përveç pensionit të majmë që do marrin tani kërkojnë që edhe pas detyrës së deputetit t’u garantohet me ligj punësimi, shkruan foldrejt.com.
Kjo iniciativë është kryer nga disa deputetë opozitarë dhe të pozitës, duke treguar edhe njëherë se deputetët bëhen bashkë për ‘interesa të tyre personale’ dhe rallë për interesat publike – ku shfrytëzohen për përfitime politike.
“Ka propozim edhe për ligjin e deputetëve. Nga deputetët është propozimi, derisa nuk harmonizohet me qeverinë, nuk mund të ju tregoj se çfarë përmban”, tha kryetari i nëngrupit për reforma të grupit interparlamentar, Rexhail Ismaili. “Janë 35 ligje që duhet të harmonizohen me legjislaturën evropiane”, tha Ismaili.