Deputeti i Partisë Popullore, Borislav Novakoviç tha sot se Novi Sadi nuk do të qetësohet derisa “nga qyteti të largohen vëllai i presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq dhe biznesmeni Zvonko Veselinoviç, të cilët erdhën për të pushtuar qytetin, për të shantazhuar dhe vendosur kontrollin e korruptuar, ku edhe shkaktuan zemërim, kundërshtim dhe rezistencë”, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Andrej Vuçiq ka një ndikim të padyshimtë në pushtetin ekzekutiv dhe është një nga njerëzit më me ndikim në Partinë Progresive Serbe, dhe falë tij Veselinoviç u shndërrua nga një kriminel në një biznesmen kontravers. Ai nuk po mbron serbët në Kosovë, por jeton në Novi Sad dhe po pasurohet me miliona, u tha Novakoviç përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë në seancën parlamentare.
Novakoviç pyeti se si prokuroria dhe policia duhet të hetojnë “të gjitha aktivitetet kriminale të kompanisë Inkop, e cila punon në Korridorin 11 me kompaninë kineze Shangdong”.
Si mund të arsyetohet se si ka qenë e mundur që kompania “Novi Pazar put” të bëhet kompani fitimi i së cilës, pasi e mori Veselinoviçi, u rrit nga 20 milionë dinarë në 1.2 miliardë, tha Novakoviç.
Ai ka kujtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e nevojshme të shfrytëzohet kalciti dhe më pas ka rezultuar se në të do të marrë pjesë një kompani e regjistruar në të njëjtën adresë me disa kompani të Veselinoviçit. /Danas/ /FolDrejt/