Djajtë e Kuq janë duke kërkuar në treg një sulmues të ri pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe besohet se klubi është gati të shpenzojë shumë për një talent të klasit botëror muajin e ardhshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Cody Gakpo i PSV Eindhoven dhe Memphis Depay i Barcelonës janë ndër sulmuesit që po të lidhen me një lëvizje në Old Trafford.
Dhe sipas gazetës italiane Calcio Mercato, trajneri i United, Ten Hag, ka “zgjedhur” Goncalo Ramos si qendërsulmuesin e tij numër një për të ardhmen, megjithëse Benfica heziton të ndajë rrugët me asetin e tyre të çmuar në janar, përveç nëse Man Utd paguajnë klauzolën e tij prej 120 milionë euro.
21-vjeçari shpërfaqi talentin e tij në Botë në fitoren 6-1 të Portugalisë kundër Zvicrës në Kupën e Botës, duke shënuar një hat-trick të mrekullueshëm për të mbyllur një shfaqje perfekte të qendërsulmuesit dhe tani konsiderohet një talent që do të kërkohet nga shumë ekipe në afatin kalimtar të dimrit. /FolDrejt/