Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë sot se efektet e ligjit të pagave do të vërehen në muajin shkurt.
Kështu u shpreh ajo në emisonin Rubikon të klankosova.tv, duke thënë se të gjithë punëtorët e sektorit publik, efektin e Ligjit të Pagave do ta shohin në muajin shkurt, duke e krahasuar pagën e muajit janar me atë të shkurtit dhe se rritja, siç e quajti ajo, e proklamuar e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që është 40 për qind, sipas saj, nuk ekziston.
“Polici i lartë e ka rrogën 290 euro por e ka shtesën prej 180 euro në emër të pozitës dhe tash me ligjin e ri nuk e ka më shtesën por e ka pagën më të lartë për 180 euro që nënkupton se policit i ka mbetur paga e njëjtë”, ka thënë Bajrami.
“Ka disa vite që plot njerëz i kanë vu shpresat tek ky ligj. Jo vetëm 82 mijë zyrtarët e sektorit, pasi cdo herë që ka pasur lëvizje të pagave është një lloj presioni që shkaktohet te sektori privat dhe ka lëvizje gjithashtu”.
“Ka pasur ikje edhe herave të tjera por zakonisht kanë ikur të papunët, por sot ne në diskutim me biznese bëhet e ditur se ka ikje të profesionistëve”, ka shtuar tutje ajo në Rubikon, transmeton Fol Drejt.