Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi, ka shprehur qëndrimin e saj të hapur, në lidhje me Projekt-Kodin Civil, përkatësisht ndryshimet të cilat po parashihen në lidhje me Kapitullin e Martesës.
Sipas Demi Murtezit, një ndër arsyet se pse nuk duhet të mbështeten këto ndryshime, ka të bëjë me “mbrojtjen e moralit publik”, moral, i cili në kontekstin e Kosovës, e përcakton se martesa mund të bëhet vetëm ndërmjet personave me gjini të kundërt, ndërsa jashtë këtij lloj kombinimi, cilësohet si shthurje.
Ajo përmendi edhe arsye të tjera, siç është ajo që ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit publik, “kjo për shkak të të dhënave të pakundërshtueshme shkencore, se martesat e mes gjinive të njëjta, janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.”
Debati është ende duke vazhduar për këtë çështje./FolDrejt/