Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari, Glauk Konjufa, mori një “dhuratë” nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Musliu ia dha një shall portokalli Konjucës, duke thënë se është një porosi nga punëtoret e larguara padrejtësisht nga puna.
“Simbolikisht ta dorëzova këtë shall si porosi nga ish-punëtoret ose punëtoret të cilat padrejtësisht janë larguar nga puna. Janë gjithsej 90, 50 prej tyre janë gra. Duhet t’i presësh në takim dhe të konsultohesh me ato dhe t’i adresosh çështjet që kanë”, tha Musliu, teksa Konjufca u shpreh se do ta ketë parasysh kërkesën për t’u takuar me to./FolDrejt/