Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për energjinë elektrike edhe për 30 ditë.
Këtë vendim të Qeverisë e kanë votuar 61 deputetë, ndërkaq deri në momentin e votimit kanë qenë të pranishëm në sallë 77 deputetë.
Opozita, ndërkaq e ka kritikuar këtë vendim nga Qeveria./FolDrejt/