Rusia i kërkon Uashingtonit të mos bëjë gabime dhe të mos vendosë trupa të NATO-s në Ukrainë, pasi kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.
“Nëse e bëjnë, do të jetë një gabim i madh dhe historik. Kjo është arsyeja pse ne paralajmërojmë me forcë SHBA-në, e cila kontrollon NATO-n. Pavarësisht se kush flet për këto vende, ish-zyrtarë apo aktualë, për këtë vendoset në Uashington. Kjo është arsyeja pse ne e paralajmërojmë me forcë Uashingtonin kundër dështimeve të mëtejshme, gabimeve të mëtejshme që mund të kenë pasoja të rrezikshme. Nuk duhet të ketë trupa të NATO-s në Ukrainë”, tha Ryabkov.
Më herët, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha se disa vende individuale të Aleancës mund të dëshirojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë nëse Kievi nuk merr garanci reale në samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius, transmeton Fol Drejt.