Gjatë ditës së sotme, personi i dyshuar L.U, mashkull 28 vjeç, i është përgjigjur ftesës së policisë për intervistim.
Kjo lidhur me rastin vrasje në tentativë, e cila ka ndodhur më datë 18.10.2022, në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Personi i dyshuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar./FolDrejt/