Kur u kthyer në shtëpi Anna e gjeti bashkëshortin e saj të qëlluar me plumb në bark.
“Kishte tentuar të vraponte pas meje për të më shpëtuar, por u godit nga një plumb”, tregoi ajo.
Të dy kërkuan strehim në shtëpinë e një fqinji, por s’mund ta çonin burrin e saj në spital për shkak të luftës.
Ai vdiq nga plagët e marra dy ditë më vonë. Anna nuk pushonte së qari ndërsa tregonte historinë e saj.
Gruaja ukrainase tregoi vendin në oborrin e banesës se ku ajo dhe fqinjët varrosën bashkëshortin e saj.
Një kryq i gjatë prej druri qëndron në krye të varrit. Anna tha se është në kontakt me spitalin lokal dhe po merr mbështetje psikologjike.
Ushtarët që e shpëtuan qëndruan në shtëpinë e saj për disa ditë. Ajo rrëfeu se teksa i drejtonin armën, i kërkuar ti jepte gjërat e burrit të saj.
“Kur ata u larguan, unë gjeta drogë dhe viagra. shpesh ishin të dehur. Shumica prej tyre janë vrasës, përdhunues dhe grabitës. Vetëm disa janë në rregull”, tha ajo.
Teksa u larguan nga banesa e Anna-s, BBC siguroi edhe një tjetër histori rrëqethëse.
Një grua dyshohet se është përdhunuar dhe vrarë, dhe fqinjët tregojnë se është bërë nga i njëjti burrë që përdhunoi Anën.
Sipas tyre, gruaja ishte rreth të 40-tave dhe u përdhunua nga ushtari përpara se ai të shkonte në shtëpinë e Anës.
Ajo u nxor nga shtëpia e saj, thonë fqinjët, dhe u mbajt në dhomën e gjumit në një banesë aty pranë, banorët e së cilës ishin evakuuar kur filloi lufta.
Dhoma e dekoruar mirë, e zbukuruar letër-muri të zbukuruar dhe një shtrat, tani është një skenë krimi. Ka njolla gjaku në dyshek dhe jorgan.
Në një cep të pasqyrës me një shënim të shkruar me buzëkuq, duket se tregohet vendi ku është varrosur viktima.
“Ushtarët rusë më thanë se ajo ishte përdhunuar dhe se fyti i ishte prerë me thikë. Ata thanë se kishte shumë gjak”, tregoi Oksana, një fqinje. “Ata gjetën trupin e gruas dhe e varrosën në kopshtin e shtëpisë.”
Policia e zhvarrosi trupin e saj për të hetuar rastin. Trupi u gjet pa rroba dhe me një prerje të thellë në qafë.
Andrii Nebytov, shefi i policisë në rajonin e Kievit, i tregoi BBC për një rast tjetër që po hetohet në një fshat 50 km në perëndim të kryeqytetit.
Një familje me tre anëtarë, një çift rreth të tridhjetave dhe fëmija i tyre i vogël, jetonin në një shtëpi buzë fshatit.
“Më 9 mars, disa ushtarë të ushtrisë ruse hynë në shtëpi. Burri u përpoq të mbronte gruan dhe fëmijën e tij. Ata e qëlluan në oborr”, tha Nebytov. “Dy ushtarë përdhunuan vazhdimisht gruan. Ata largoheshin dhe pastaj ktheheshin sërish. Ata u kthyen tre herë për ta përdhunuar. E kërcënuan se nëse rezistonte do ta dëmtonin djalin e saj të vogël. Për të mbrojtur fëmijën e saj ajo nuk rezistoi.”
Kur ushtarët u larguan, ata dogjën shtëpinë dhe qëlluan qentë e familjes. Gruaja u arratis me djalin e saj dhe më pas kontaktoi policinë./FolDrejt/