Autoritetet turke kanë arrestuar 46 persona, duke përfshirë ish-zyrtarë lokalë të Partisë Popullore Demokratike të krahut të majtë dhe pro-kurd, të dyshuar si të lidhur financiarisht me militantët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, raportoi AP, duke cituar një raport të agjencisë së lajmeve Anatolia, përcjell FolDrejt.
Personat e arrestuar janë midis 91 të dyshuarve, të cilët akuzohen nga prokuroria për gjoja “dhënie të burimeve financiare në favor” të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK, njoftoi Anatolia.
Ata akuzohen se janë pjesë e “strukturës ekonomike” të PKK për pastrim parash dhe për marrjen e udhëzimeve nga komandanti i PKK Murat Karajilan, thuhet në deklaratë./FolDrejt/