Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Dështimi i Haradinajt me Çakorrin dhe taksa si “shpëtim i fytyrës” së tij

6 vjet më parë
in KOSOVË, OP/ED, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web
NGA DIANA BUNJAKU
Kosova është më e rëndësishme sesa karriera e kryeministrit aktual

Pas refuzimit kategorik të kryeministrit Ramush Haradinaj për heqjen e taksës dhe pas kërkesës së aleatëve tanë si SHBA-ja, Kosova ka gjasa të rrezikohet nga izolimi, i cili njëherësh mund të përcjell edhe pasoja tek qytetarët e saj. Por nëse Kosova detyrohet të heqë taksën dhe nëse kjo arrihet, atëherë aleatët dhe SHBA-ja do duhet ta forcojnë miqësinë me Kosovën.

Analistët politik dhe njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se, vënia e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, është vendimi më i qëlluar që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë, pavarësisht asaj se çfarë ndodh më pas.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Ata thonë se, institucionet e Kosovës e në veçanti kryeministrit Haradinaj, i duhej një vendim që do t’ia “shpëtonte fytyrën” para opinionit vendor dhe gjeti mënyrën më të mirë vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në masën prej 100 %.

Makolli: Është momenti që faktori i brendshëm politik të jetë unik dhe të gjej zgjidhje

Pas refuzimit kategorik të kryeministrit Ramush Haradinaj për heqjen e taksës dhe pas kërkesës së aleatëve tanë si SHBA-ja, Kosova ka gjasa të rrezikohet nga izolimi, i cili njëherësh mund të përcjell edhe pasoja tek qytetarët e saj. Por nëse Kosova detyrohet të heqë taksën dhe nëse kjo arrihet, atëherë aleatët dhe SHBA-ja do duhet ta forcojnë miqësinë me Kosovën.

Analistët politik dhe njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se, vënia e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, është vendimi më i qëlluar që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë, pavarësisht asaj se çfarë ndodh më pas.

Ata thonë se, institucionet e Kosovës e në veçanti kryeministrit Haradinaj, i duhej një vendim që do t’ia “shpëtonte fytyrën” para opinionit vendor dhe gjeti mënyrën më të mirë vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në masën prej 100 %.

Makolli: Është momenti që faktori i brendshëm politik të jetë unik dhe të gjej zgjidhje

Image

 Vesel Makolli

 

Sekretari i Përgjithshëm në AKR, Vesel Makolli, ka thënë për “ Bota sot” se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me kokëfortësi apo me mos dëgjueshmëri ndaj SHBA-së, por gjendemi në një situatë nga e cila faktori i brendshëm politik duhet të nxjerre maksimumin e mundshëm.

Ai konsideron se kur një problem kalon që të zgjidhet me anë të bisedimeve, atëherë duhet ditur që asnjëra palë, nuk mund të arrij që ta fitoj maksimumin e planifikuar.

“Të gjithë liderët e Kosovës dhe partitë politike kanë qenë unik dhe të një zëri për vënien e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Dhe ky unitet qëndron ende, por situata paksa ka ndryshuar pasi që miqtë tanë relevant perëndimor e sidomos SHBA po kërkojnë heqjen e taksës. Mendoj se tani është momenti që faktori i brendshëm politik të jetë unik dhe të gjej zgjidhje salomone, e cila kishte për t`i hapur rrugët e arritura drejt synimeve tona, duke pasur përkrahjen jetike të SHBA-ve”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, në këtë rast duhet të lihen anash të gjithë interesat individuale dhe partiake e nëse është nevoja edhe të flijohen këto interesa, në të mirë të interesit të shtetit të Kosovës.

“Një ëndërr e jona shekullore e realizuar me ndihmën e NATOS-së dhe SHBA-ve duhet të jetësohet deri në maksimum duke arritur kështu që të bëhemi anëtare e organizmave ndërkombëtare dhe ulësen e dytë shqiptare në OKB. Dhe ky sukses dihet që arrihet vetëm me ndihmën e miqve tanë ndërkombëtar dhe SHBA-së. Madje, jam shumë i bindur që të gjithë faktorët politik të vendit do të gjejnë zgjidhje, duke ruajtur unitetin tonë si dhe miqësinë me nunin e pavarësisë dhe SHBA-në” është shprehur, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli.

Zogaj: Vendimi për taksën ishte plotësisht i drejtë dhe ligjor

Image

Skender Zogaj

FOTO GALERI

Kurse, për analistin politik Skender Zogaj, vënia e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, është vendimi më i qëlluar që Kosova ka ndërmarrë ndonjëherë.

“Ky vendim ndoshta mund të jetë edhe jo shumë i qëlluar politikisht dhe diplomatikisht,  pasi ka ndodhur në kohë dhe rrethana të ndjeshme, që kanë të bëjnë me dialogun për zgjidhjen e problemeve ndërshtetërore Serbi- Kosovë me ndërmjetësim ndërkombëtar. Por, megjithatë duhet cekur se kryeministri Haradinaj, ka ndërmarr një vendim plotësisht të drejtë dhe ligjor, andaj nuk besoj se këmbëngulja e tij, për ta mbajtur taksën mund të rrezikoj miqësinë me aleatët tanë. E them këtë pasi kërkesat e miqve janë të vullnetit të mirë dhe jam më se i bindur se janë s’provuese për të pa edhe seriozitetin shtetëror të Kosovës”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, Haradinaj kësaj radhe ka nevojë për mirëkuptim dhe përkrahje nga të gjitha institucionet dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, për të hequr dorë nga produktet serbe madje edhe me çmimin e urisë.

“Kjo duhet të ndodh nëse Kosova detyrohet të heq taksën dhe nëse kjo arrihet atëherë aleatët do ta forcojnë miqësinë me Kosovën”, ka thënë analisti politik Skender Zogaj.

Zgjidhjet e mundshme për taksën sipas prof. Mehazin

Image

Sulejman Mehazi

 

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi, ka pohuar se, Haradinajt pas politikës dështuese me Çakorrin nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm të mos lëshojë pe ndaj taksave serbe.

Ai ka thënë se, Haradinaj është i vetëdijshëm me gabimin politik me Çakorrin dhe për të fituar poenë politike këmbëngulë me taksat serbe, duke e ditur se karta e fundit e mbetjes në skenën politike janë taksat, përndryshe do mbetet politikisht i humbur e i zhgënjyer.

“Varianti tjetër i refuzimit për heqjen e taksave është se, mos ndoshta ai është i porositur nga oficerët ushtarak të SHBA-ve që të këmbëngul ndaj taksave, e ndoshta Haradinaj s’shkon krye në vete. Apo mos ndoshta luhet ndonjë lojë në mes elitës politike e ushtarake amerikane, politikisht t’i heqin taksat e ushtarakisht jo. Mendojë se me taksat serbe nuk mund të izolohet Kosova, po mund të fitojë  dhe nëse shkak për dialogun Serbi-Kosovë janë taksat, atëherë hiqen ato dhe topi i së keqes i mbetet Serbisë”, ka thënë Mehazi.

Sipas tij, edhe nëse nuk i hiqen taksat Serbisë, prapë Kosova nuk humb asgjë, sepse assesi nuk mund të izolohet Kosova, pasi taksat serbe janë zero për të izoluar Kosovën.

“Problemi i taksave zgjidhet në moment vetëm me dorëheqjen e Haradinajt dhe ja zgjidhja e problemit, puna e Kosovës është shumë më e madhe, sesa taksat ndaj Serbisë. Pra, Haradinaj ose luan lojë të madhe politike në dobi të Kosovës e partisë së tij, ose veprimet e tij inatçore politike e hedhin në harresë e izolim vet Haradinajn e jo Kosovën”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Sulejmani.

Reciprociteti si alternativë

Image

Nexhat Haziri

 

Kurse, opinionisti Nexhat Haziri, ka pohuar se vendimi për taksën, që në fillim ishte populist, si rezultat i dështimit të institucioneve shtetërore për anëtarësim në Interpol dhe dështimin për ta marrë liberalizimin e vizave.

Sipas tij, institucioneve tona, sidomos kryeministrit i duhej një vendim që do t’ia “shpëtonte fytyrën” para opinionit vendor, dhe gjeti mënyrën e vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake në masën prej 100%.

“Ky vendim jo vetëm që ishte i nxituar, i pa studiuar por edhe pa i njoftuar dhe koordinuar edhe me aleatet tanë. E mira do të ishte sipas mendimit tim që Kosova të ndiqte formën e reciprocitetit me Serbinë, por edhe me Bosnjën, që do të ishte hap apo vendim normal. Tani se a rrezikon Kosova të izolohet pas këmbënguljes së kryeministrit Haradinaj për mos pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe, përkundër ftesës për ta bërë një gjë të tillë nga aleatet tanë siç janë SHBA-të dhe të tjerët, mendoj se po, dhe kjo do të ishte një nga pasojat më të rënda për Kosovën, sidomos tani kur rejtingu i saj në rrafshin ndërkombëtar është shumë i ulët, për të mos thënë dëshpërues edhe tek aleatët tanë, me mënyrën e qeverisjes së vendit nga koalicioni PAN”, ka thënë opinionisti Haziri.

Ai konsideron se, kryeministri Haradinaj, para se të mendoj për karrigen e tij të kryeministrit, duhet të mendoj dhe të reflektoj në atë që po kërkojnë aleatët tanë, dhe kjo do i shërbente interesave të Kosovë.

“Është fakt se Serbia po ndjekë një politikë destruktive në raport me Kosovën, por për t’iu kundërvënë kësaj politike të Beogradit duhet një bashkëveprim dhe bashkë koordinim edhe me aleatët tanë SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, në mënyrë që këta jo vetëm të jenë të informuar, por mos të zihen në befasi me vendimet tona të përshpejtuara dhe të pamenduara mire. Një koordinim i tillë është në interes të Kosovës dhe perspektives tonë integruese euro-atlantik”, ka theksuar ai.

Kadriaj:  Nëse i kemi besuar SHBA-ve me të gjitha proceset, atëherë përse mos ti besojmë tani

Image

Mustafë Kadriaj

FOTO GALERI

Kurse, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka pohuar se nëse taksa deri më tani ka qenë efektive si nga aspekti politik ashtu edhe ekonomik mendoj që tani më me kërkesën e vazhdueshëm nga miqtë e Kosovës konkretisht të SHBA-ve çdo ditë do të dëmtoj proceset.

Sipas tij, me këto veprime tani e tutje kryeministri Haradinaj mund të këtë efekt popullist për vetveten, por perspektivën e Kosovës do ta dëmtojë.

“Një gjë duhet të kenë të qartë të gjithë që Kosova nuk ia ka borxh ti humb miqtë ndërkombëtar për karrierë të tij apo për efekte në elektorat. Kosova është më e rëndësishme sesa karriera e kryeministri aktual, por edhe e kujt do qoftë çdo ditë mund ta dëmton perspektivën  e Kosovës. Nëse i kemi besuar SHBA-ve me të gjitha proceset, atëherë përse mos ti besojmë tani, ku deri më tani ka dëshmuar që është perspektiva e Kosovës si shtet”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Kadriaj.

Ai ka thënë se tani e tutje efekti do të jetë taksa dhe ndarja e Serbisë, pasi me këtë rast është arritur edhe efekti i vet, pasi është rritur edhe vetëdija qytetare sepse tani barkodi 860, është i njohur për blerësin dhe secili do të largohet nga ky barkod.

“Pra me këtë dua të theksoj që Kosova duhet ti jep prioritet bisedimeve dhe të mbyll procesin e bisedimeve për ti hapur vetvetes anëtarësimin në organizatat e rëndësishme ndërkombëtarë sic janë UNESCO,  INTERPOLI dhe OKB. Kështu qe veprimet kryeneçe të kryeministrit nuk i kontribuojnë Kosovës me të duhet të reflektojë kryeministri sepse edhe qytetari i Kosovës nuk është i interesuar që të humb një mik siç janë SHBA-ja”, ka thënë njohësi i çështjeve ekonomike Mustafë Kadriaj.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dua Lipa fiton çmimin “Artistja më e mirë e vitit”

Lajmi tjetër

Ja cilat janë 7 ushqimet që nuk duhet t`i konsumoni për mëngjes

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM