Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet.
Ajo ishte paralajmëruar të niste në orën 10, por për mungesë të kuorumit ajo u shty për në 12 e 30, por për problemin e njëjtë ajo prapë u shty, por tani për një ditë tjetër, përcjell Fol Drejt.
“Prapë nuk ekziston mundësia për të vazhduar, kështu që ju lajmërojmë për seancën tjetër”, u shpreh kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në këtë seancë do të diskutoheshin pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara./FolDrejt/