Bullgaria vendos një ndalim të përkohshëm për importin e produkteve ushqimore nga Ukraina, me përjashtim të mallrave transit”, deklaroi kryeministri në mandat teknik Galab Donev në fillim të seancës së sotme të qeverisë.
“Vitin e kaluar, ndryshe nga ideja fillestare, një sasi e konsiderueshme e produkteve ushqimore mbeti në vend dhe shkaktoi problem. Nëse kjo tendencë vazhdon ose rritet, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për biznesin bullgar. Ne jemi të detyruar ta miratojmë këtë masë kombëtare, sepse autoritetet evropiane ende po shqyrtojnë një masë adekuate. Ne presim që Brukseli të dëgjojë dhe të kuptojë qëndrimet e Bullgarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Ne mbetemi në solidaritet me Ukrainën, por falimentimi i fermerëve bullgarë në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë në qëllimin e saj”, tha Donev, transmeton Radio Bullgaria, përcjell Fol Drejt.
Përfaqësuesit e Polonisë dhe Ukrainës diskutuan të hënën ndalimet e autoriteteve qendrore të vendeve të Evropës Lindore për importin e grurit ukrainas, të cilin ata duan të mbrojnë fermerët e tyre nga ndikimi i fluksit të drithit më të lirë ukrainas./FolDrejt/