Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në këtë takim u bisedua lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që obligon pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtat t’i kthejnë në targa zyrtare RKS, transmeton Fol Drejt.
U prezantua propozimi i Qeverisë lidhur me targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”.
Gjatë këtij takimi u ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ligjshmëri, paqe dhe siguri./FolDrejt/