Xhudistja Laura Fazliu është shpallur kampione evropiane, duke siguruar kështu medalje të artë.
Ajo u përball në finale me xhudisten gjermane, Annabelle Winzig dhe e mposhti atë, duke siguruar vendin e parë.
Triumfit të xhudistes Fazliu i është gëzuar edhe Ministria e Kulturës, e cila përmes një postimi në facebook e ka uruar atë, duke thënë njëherit se Kosovë është shtet i xhudos./FolDrejt/