Në kuadër të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, Policia e Kosovës ka asistuar dhe mbështetur Doganën e Kosovës në realizimin e kontrollit në rajonin e Mitrovicës veri, i cili ka rezultuar me shoqërimin e një personi dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të pajisjeve ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com
Në asistencë të këtij operacioni i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, janë angazhuar njësite të profileve të ndryshme policore, të cilat kanë qenë në mbështetje dhe përkrahje të Doganës së Kosovës në realizimin e kontrollit në veri të vendit, konkretisht në fshatin Trebice të komunës Leposaviq, ku janë konfiskuar 272 pajisje të ndryshme ANTMINER që shërbejnë për prodhimin e BITCOIN.