Mbështetësit e Sali Berishës të mbledhur pranë selisë së PD-së kanë goditur pak minuta më parë Sekretarin për Pushtetin Vendor Roland Bejko.
Në një intervistë gjatë ditës së djeshme në ABC Live, Bejko tha se ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por theksoi se nuk kishte frikë nga asnjë. Më herët, përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook ai tha po ashtu se nuk i trembej kërcënimeve që i vinin në “inbox”, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.